Studentët serbë i bashkohen protestës në Zveçan

schedule12:18 - 8 Qershor, 2023

schedule 12:18 - 8 Qershor, 2023

Studentët serbë të “Universitetit të Prishtinës” me seli në veri të Mitrovicës, ju janë bashkangjitur protestuesve sot në Zveçan.

Ata, të veshur me bluza të bardha me mbishkrimin “Dil vogëlushe” që është titull i një kënge, të cilën edhe e kënduan gjatë performancës së tyre, kanë përçuar mesazhin që policët e Kosovës të dalin nga ndërtesa e Komunës së Zveçanit.

Margareta Smiljaniç, përfaqësuese e organizatës studentore nga Serbia, tha se ka ardhur sot këtu për t’u solidarizuar me serbët e Kosovës.

Protestuesit këtu po vazhdojnë të qëndrojnë nëpër tendat e improvizuara dhe numri i tyre është i konsiderueshëm.

Një helikopter i KFOR-it herë pas here po e vëzhgon  nga ajri situatën, e cila në këtë komunë konsiderohet të jetë e qetë, por nën tension.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe  30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!