Ringjallen zanatet e harruara

schedule17:30 - 12 Shtator, 2019

schedule 17:30 - 12 Shtator, 2019

Nëntë artizane nga Shqipëria dhe Prizreni janë bërë bashkë në Kalanë e Tiranës, për të promovuar traditën e punimeve me dorë. Iniciativa synon ringjalljen e zanateve të harruara, duke i përshtatur me kohët moderne, si në materiale ashtu edhe në modele.

Kalaja e Tiranës ka mbledhur në një çati mjeshtritë e harruara me qëllim promovimin e traditës.

Artizane nga Shqipëria dhe Prizreni synojnë që të ringjallin traditën në përshtatje me kohët modern. Venera Rada motivet e kostumeve tradicionale i ka shndërruar në aksesorë të ndryshme , si çanta, shalla apo varëse.

Zejxhan Celina prej 30 vitesh merret me punimin e filigramit, pranon se modifikime ka, për t’iu përshtat tregut dhe kohëve moderne, punimet e filigramit tashmë ia aplikon edhe në çelik të modifikuar, për t’iu përshtatur kërkesave.

Punimet e kashtës duket se e kanë ruajtur më mirë traditën, vështirësia qëndron tek sigurimi i materialit. Mallrat kineze dhe turke, sipas artizanes e kanë dëmtuar shumë këta zanat.

Prodhimtaria e hershme e qelesheve, llullave, punimeve në gur-alabastër e materialeve të çmuar, argjent si dhe në bakër,  tashmë  realizohen duke u bazuar në traditë për sa i përket stileve dhe dekorimeve, ndërsa materialet përshtaten me kohën./ABC News Albania 24/7