Për të dytën ditë radhazi, Princi Harry u paraqit në Gjykatën e Lartë në Londër, ku po vazhdon gjyqi ndaj gazetave të grupit Mirror.
LEXO EDHE: Si paraqitet dita e dytë e Princit Herri në Gjykatën e Lartë
Dje, Harry u mor në pyetje në gjykatë për pesë orë të plota dhe gjyqtari vendosi se ai do të duhej të kthehej sot në sallën e gjyqit për të vazhduar procedurat. Në fakt, gjykatësi e këshilloi Princin Harry të mos ndajë me askënd asnjë detaj të mëtejshëm të asaj që u dëgjua në gjykatë.
Duka i Sussex-it më pas shfrytëzoi rastin për t’i bërë shaka gjykatësit për komunikimin e tij në FaceTime me gruan e tij Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Lilybet. Kjo konfirmon se Meghan preferoi të qëndronte përsëri në SHBA me fëmijët e saj dhe të mos e shoqëronte Harry-n në Londër./abcnews.al