Kapriçot e motit, era e fortë “fluturon” të miturin në Angli

schedule18:15 - 7 Qershor, 2023

schedule 18:15 - 7 Qershor, 2023

Paniku mbretëroi në një festival në Southport, Angli të dielën, kur një djalë 9-vjeçar që kishte hyrë në një top të fryrë e mori era dhe ra nga një lartësi prej 6 metrash.

Sipas “Daily Mail”, vogëlushin e mori një erë e fortë. Ai ka pësuar lëndime të shumta dhe është dërguar me helikopter në spital. Autoritetet kanë njoftuar megjithatë se jeta e tij nuk është në rrezik.

Në video shfaqen fëmijë të tjerë në topat e fryrë, kur papritur në ajër shfaqet djali i ri. Më pas ai bie në tokë nga një lartësi e madhe.

Një dëshmitar tha se “pati erë dhe topi i fryrë u ngrit nga pishina me djalin brenda. Më pas topi ra”.

Sipas Policisë, në të njëjtën kohë ka rënë edhe një top i dytë me një fëmijë tjetër, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Autoritetet i bëjnë thirrje kujtdo që mund të ketë kapur imazhe ose video të incidentit t’i kontaktojë për t’i ndihmuar të zbulojnë rrethanat e incidentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!