KOSOVË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qartësuar gjuhën në adresë të kryeministrit Kurti, të cilit i kanë kërkuar të gjejë menjëherë zgjidhje, përmes së cilës të qetësohet gjendja në veri të Kosovës. Kjo temë u trajtua sot në emisionin “Ballkan Update” më të ftuar Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai theksoi se përkeqësimi i situatës në veri nuk është e menjëhershme, por ka ardhur si rezultat i politikave të gabuara nga qeveria Kurti, që sipas tij e ka fut situatën në qorrsokak duke iu kundërvënë aleatëve më të mëdhenj të Kosovës.
“Përkeqësimi i situatës ne veri nuk është prodhim i momentit, por kjo ka ardhur si rezultat i futjes në qorrsokak të procesit politik në Kosovë në raport me praninë ndërkombëtare në Kosovë. Ne jemi dëshmitarë se në rajon, të gjithë ato personalitet, që kanë penguar gjeo-strategjinë ushtarake dhe politike të SHBA janë përballur pastaj me pasoja”, tha ai.
Ai thotë se nëse Kurti nuk do të bëjë hapa pas rrezikon të futet në listën e personave të padëshiruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Zveçlën.
“Duket , ka pasur zëra dhe tani janë më të zëshëm se edhe Kurti, por edhe ministri i tij i linjës do të përballen me atë që është masa më radikale e SHBA, e kjo të jetë përsosna të padëshirueshëm për politikën dhe gjeo-strategjinë e amerikane në rajon apo siç e quani si non grata dhe të futen në listën e zezë”, theksoi Berisha.
Deputeti i PDK-së shtoi se qeveria Kurti po nxit frymë anti-amerikane në Kosvës. Ky kurs sipas Hisenit do të ketë pasojë për Kosovën.
“Nxitja e frymës amerikane në Kosovë dhe tani edhe kësaj dhe anti-evropiane me përplasje e fundit. Këto janë trende të rrezikshme dhe këtu janë kurset politike që drejton ky lidership politike Albin Kurti dhe stafi I tij përreth. Kjo frymë anti-amerikane është rreziku më i madh që po i ndodh sot Kosovës. Mjafton Kosovës t’i bllokohet integrimi, t’i ndalet siguria, njohjet dhe është mjaftueshëm është për ne. Këto masa na fundosin ne. Ky ka tradhtuar dhe ka fyer ambasadorin e SHBA”, u shpreh deputeti i PDK-së./n.m.abcnews.al