Dosja e SPAK që fundosi Vangjush Dakon/ Leja e ndërtimit u dha për një ditë

schedule11:52 - 7 Qershor, 2023

schedule 11:52 - 7 Qershor, 2023

ABC News ka siguruar dosjen voluminoze të SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako si edhe 9 zyrtarëve të tjerë, ku prokurori Sotir Kllapi ka marrë miratimin e gjyqtarit Erion bani që ka firmosur më pas edhe urdhërarrestet.

Sa i takon praktikës së ndjekur nga zyrtarët e bashkisë përfshirë edhe Vangjush Dakon në dosje thuhet se SPAK ka evidentuar disa shkelje që ata kanë kryer.

Lidhur me masën e sigurisë Prokuroria e Posacme argumenton se prokurorisë personi nën hetim Vangjush Dako, ka dyshime se mund te ndikoje tek provat, po keshtu ekziston rreziku i ikjes, apo shmangies nga përgjegjësia penale.

Pjesë nga dosja hetimore:
Si Kryetar i Bashkisë Durrës në bashkëpunim dhe me Dreitorin e Drejtorisë së Planifikimit të Territorit pranë Bashkise Durrës personin nën hetim Adhurim Oehajaj, në rastin e ndërtimit të pallatit të ndërtuar nga Shoqëria “Fakle sh.p.k.” në kundërshtim me permbushjen e rregullt të detyrës, me kompetencat e dhëna jo vetëm që nuk kanë marrë masa për të penguar ndërtimin e paligishëm të pallatit shumëkatësh të ndërtuar nga kjo shoqëri, pasi jane vëne në dijeni dhe më parë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor, por me ndërgjegje dhe vullnet, kanë nënshkruar në datën 14 Tetor 2014 Formularin Nr. 02 për zbardhjen e Vendimit te K.RR.T. pranë Bashkisë Durrës për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit të miratuar me vendimin Nr. 02 date 28 Shtator 2011 te K.RR.T. pranë Bashkisë Durrës.

Po në të njëjtën datë, personat nën hetim kanë nënshkruar formularin Nr. 4 për bardhjen e lejes së ndërtimit miratuar me Vendimin Nr. 2 datë 28 Shtator 2011 te K.RR.T. pranë Bashkisë Durrës. Të dyja këto akte/dokumenta janë përpiluar dhe nënshkruar nga të dy të pandehurit Vangjush Dako dhe Adhurim Qehajaj në bashkëpunim dhe me veprime të kundërligjshme në mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të “Shpërdorimit tè detyrès” parashikuar nga neni 248 dhe 25 te Kodit Penal. Si rezultat i ketyre veprimeve është bërë e mundur dhe ardhja e pasojave, që është regjistrimi i pallatit në regjistrat e pasurive të paluajtshme, nëpërmjet legalizmit të tij me lejen e ndertimit te bardhur. Vepime këto në kundërshtim me Nenin 12 te Ligit 8402 Nr. 8402 date 10 Shtator 1998.

Po kështu ekziston dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Vangjush Dako, në saj të detyrës së tij si Kryetar i Bashkisë së Durrësit, në bashkëpunim me punonjësit e Administratës së Bashkise Durrës personat nën hetim Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Armand Toçila dhe Bashkim Salillari, duke mos llogaritur në përputhje me ligjin në vlerën e fondit limit të projektit “Projektim zbatim për Promenaden Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 leke me TVSH, sipas tarifave te percaktuara bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 444 datë 05 Shtator 1994 “Pèr tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit te veprave te ndërtimit”, duke mos ushtruar kompetencat e tij kontrolluese ne p@rputhje me Ligin Nr. 8652 date 31 Korrik 2000.

“Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” i cili ka qene në fuqi në kohën e kryerjes se veprës penale, kompetencat e të cilit sipas këtij ligji nuk janë ndryshuar as me ligjin pasardhës Nr. 139/2015 “Per vetëqeverisjen vendore” dhe kompetencat e dhëna me ligjin Nr. 10296 date 08 Korrik 2010 “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Sipas prokurorisë personi nën hetim Vangjush Dako, ka dyshime se mund te ndikoje tek provat, duke marrë në konsiderate jo vetëm pozicionin zyrtar që ai ka patur, por dhe influencën e tij tek administrata e shkuar dhe aktuale e Bashkise Durrës, e Qytetarëve të Durrësit, banorë të Pallatit të dëmtuar, duke ekzistuar rreziku që ai të ndikoje te provat tërësore të çështjes veçanërisht tek dëshmitë e deshmitarëve. Po keshtu ekziston rreziku i ikjes, apo shmangies nga përgjegjësia penale, duke marrë ne konsiderate jo vetëm lidhjet e tij me persona me pushtet, por dhe kapacitetin ekonomik të tij dhe të familjes së tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!