Ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, e cila do të nisë në orën 17:00.
Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raportoi se Kryesia, si një organ vendimmarrës, Kryesia pritet të bëjë një ndarje midis qëndrimeve të deputetëve demokratë të shprehur deri më tani, ku nuk ka asjë pikëtakim.
“Nga ana e deputetëve demokratë, të cilët bëjnë pjesë në Partinë Demokratike zyrtare, ka një qëndrim të tillë që duhet të zgjidhet kryetari, jo shumë shpejt, por në një kohë të dytë, pasi të bëhet hapja e partisë, zgjedhjet dhe organizimet brenda partisë, që kjo kohë të shërbejë për bashkimin e PD-së.
Ndërkohë, Kolegji i Kryetarëve, ose kryetarët e degëve e hodhën poshtë këtë propozim, i mbështetur edhe nga Gazment Bardhi, duke thënë që deri më 15 korrik, kryetari i PD-së duhet të jetë zgjedhur”, raportoi gazetarja Shevroja.
Ndër të tjera, Shevroja theksoi se mundësitë janë shumë të pakta që të ketë negociata mes foltores së Sali Berishës dhe Partisë Demokratike zyrtare./abcnews.al


