As 24 orë nga takimi me kreun e Milanit, shkarkohen Maldini dhe Massara

schedule08:14 - 6 Qershor, 2023

schedule 08:14 - 6 Qershor, 2023

Pa u bërë ende 24 orë nga takimi me numrin një të Milanit, Gerry Cardinale, në të cilin u diskutuan dallime të rëndësishme në aspekte të ndryshme, nga merkato e kaluar e deri në verën e ardhshme, Paolo Maldini dhe Frederic Massara largohen nga klubi kuqezi me efekt të menjëhershëm.

Dy drejtuesit e fushës teknike, të cilët kishin rinovuar vetëm një vit më parë, do të zëvendësohen nga CEO Giorgio Furlani, i cili do të ketë kompetenca të plota. Dhe nga shefi i skautizmit Geoffrey Moncada.

Ende nuk është e qartë se cilat janë shkaqet e kësaj ndarjeje të papritur, ende pritet njoftimi zyrtar i klubit, por vendimi është marrë tashmë nga Cardinale./ h.ll/abcnews.al