Miqësore “luksi” për luftën ndaj racizmit, Brazili e Spanja do të “përplasen” në marsin e vitit 2024

schedule23:56 - 5 Qershor, 2023

schedule 23:56 - 5 Qershor, 2023

Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Spanjës kanë vendosur për të “bashkuar” forcat në luftën kundër racizmit pas incidentit me anësorin e Real Madrid, Vinicius Junior dhe në marsin e vitit 2024 kombëtaret e këtyre vendeve do të luajnë një ndeshje miqësore nën moton “Ne jemi të gjithë njësoj”, për të luftuar diskriminimin racial

Presidentët e federatave të futbollit të Spanjës dhe Brazilit, në një deklaratë të përbashkët shprehën shpresën për “forcimin e marrëdhënieve tashmë të mira” mes vendeve.

Ministri brazilian për Barazinë Racore, Aniel Franco tha se autoritetet e të dy vendeve kishin nënshkruar një memorandum bashkëpunimi pak para se anësori i Real Madrid, Vinicius Junior, të bëhej viktimë e abuzimit nga tifozët e Valencias. /i.m /abcnews.al