Dëmtimi në fillimin e sezonit i kushtoi shumë “shtatlartit” belg, Romelu Lukaku, i cili në sezonin e tij të parë si “i rikthyer” tek Inter arriti të tundte rrjetën vetëm 14 herë dhe të asistonte 7 herë shokët e tij të skuadrës në 36 paraqitjet e zhvilluara këtë sezon në të tgjitha kompeticionet.
Mirëpo, sipas raportimeve të prestigjiozes italiane “La Gazetta dello Sport”, belgu i huazuar nga “blutë” e Chelsea i ka thënë teknikut të ri të londinezëve, Mauricio Pochettino se dëshiron të qëndrojë në “San Siro” e një gjë të tillë ia ka rrëfyer dhe bordit “zikaltër”.
Pavarësisht dëshirës së madhe të teknikut Pochettino për të punuar me Romelu Lukakur, te Chelsea, sulmuesi sërish dëshiron të qëndrojë në Inter dhe është gati të marrë një ulje rroge për këtë. /i.m /abcnews.al