Rinumërohen votat në 3 QV në Elbasan, KAS: Rezultati, në përputhje me atë të dalë nga pajisjet elektronike

schedule13:28 - 5 Qershor, 2023

schedule 13:28 - 5 Qershor, 2023

Edhe pas rinumërimit të fletëve të votimit në 3 qendra votimi në Elbasan, me kërkesë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, rezultati për kryetarin e bashkisë mbetet i pandryshuar.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve deklaroi se rezultati pas rinumërimit të fletëve, ishte në përputhje me atë të dalë nga pajisjet elektronike.

“U rivlerësuan fletët fizike në QV 2373/1, QV 2481/1 dhe QV 2483/ 00, dhe nga rivlerësimi dhe rinumërimi i fletëve fizike për kryetarë bashkie, rezulton se ato përputhen plotësisht me rezultatin e transmetuar nga pajisjet elektronike në sistemin e KQZ-së”, u shpreh ndër të tjera anëtari i KAS-it, Ledio Braho.

Bashkia e Elbasanit u fitua nga kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja, i cili mori 36,122 vota.

Ndërkaq, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi arriti të sigurojë, 27,952 vota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!