Protestuesit i ndërpresin fjalimin, kancelari gjerman: Putin nxiti luftën, do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

schedule12:12 - 5 Qershor, 2023

schedule 12:12 - 5 Qershor, 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka reaguar me tonë të ashpra pasi një grup qytetarësh, duke protestuar e brohoritur kundër tij, kanë ndërperë fjalimin e tij në lidhje me luftën në Ukrainë.

Kancelari gjerman drejtuar qytetarëve, ka thënë se është presidenti rus Vladimir Putin, ai që nxiti luftën.

“Nëse një vend sulmohet, ai duhet të mbrohet. Çfarë duhet të bëjë tjetër? Putini dëshiron të shkatërrojë Ukrainën. Lufta në Ukrainë vrau shumë njerëz, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar. Kjo është vrasje. Paqja dhe liria kërcënohen nga kjo luftë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Gjithashtu Scholz mbështeti vendimin e qeverisë gjermane për të përkrahur Ukrainë me armë.

“Ishte dhe mbetet e drejtë të mbështesim Ukrainën. Pas SHBA-së, më së shumti armë kanë dhënë gjermanët. Dhe ne të gjithë do të vazhdojmë ta bëjmë së bashku për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!