Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditet nga rrufeja, zjarri shkatërron kishën 280 vjeçare në SHBA

schedule14:42 - 4 Qershor, 2023

schedule 14:42 - 4 Qershor, 2023

Një kishë historike 280-vjeçare në shtetin amerikan Masaçusets është shkatërruar nga një zjarr masiv që shpërtheu një ditë më parë.

Mediat e huaja shkruajnë se shkaku kryesor për këtë zjarr është bërë rrufeja, duke shkatërruar kishën e Parë Kongregacionale të Spencer-it.

Departamenti i Zjarrfikësve Spencer u përgjigj menjëherë dhe luftoi me flakën për orë të tëra, ndërsa tymi dilte nga ndërtesa, e cila ishte tërësisht prej druri. Zjarri u përhap shpejt dhe kambana e kishës u përfshi plotësisht nga flakët para se të rrëzohej.

Fatmirësisht në momentin e flakëve nuk kishte persona brenda.

Ndërkohë edhe një herë tjetër kisha kishte patur të njëjtën fat, ku në vitin 1862 ishte shkatërruar sërish nga flakët për tu rihapur një vit më vonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!