Situata e tensionuar në veri të Kosovës, është një situatë që ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i radhës që ka reaguar në lidhje me këtë situatë. Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se mbrëmë ka diskutuar me ministrin e Jashtëm të Emiratave, Sheikh Abdullah bin Zayed.
Në këtë bisedim Kurti, thekson se Sheikh Zayed i ka bërë të ditur se hapi drejt shtensionimit të situatës në veri, është zbatimi i Marrëveshjes Themelore.
“Pata një telefonatë me MPJ Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen e Emiratave të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Tensionet në veri u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie.
Kurse më 26 maj, ata u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat në ndërtesat komunale që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë./abcnews.al