Rama në shkollën profesionale në Durrës: Keni bërë zgjedhjen e duhur

schedule19:30 - 10 Shtator, 2019

schedule 19:30 - 10 Shtator, 2019

Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë në ambientet e shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet. Kreu i qeverisë i inkurajoi nxënësit për zgjedhjen e tyre, duke theksuar se arsimi profesional është e ardhmja.

Arsimi profesional do të vijojë të jetë në fokus të qeverisë, ndërkohë që numri i studentëve për profilet që këto institucione të arsimit ofrojnë është në rritje. Kryeministri Rama ishte më shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet,  të cilin e vlerësoi si institucion model të arsimit profesional në vend. Në një nga klasat e kësaj shkolle me studentët e informatikës Rama bindi të rinjtë se kanë bërë zgjedhjen e duhur.

Një batutë e kishte për përdorimin e facebookut.

Zëvendësministra e Arsimit, Dajna Sorensen deklaroi se krahas interesit në rritje për përzgjedhjen e kësaj shkolle është rritur edhe niveli i studentëve që zgjedhin arsimin profesional.

Shkolla e mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit ka 1616 studentë, ndërkohë që një vit më parë numëonte 1400 të tillë. Në këtë shkollë ofrohen degët e automekanikës, termohidraulikës, teknologjia e informacionit dhe elektromekanik. /ABC News Albania 24/7