Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se në bazë të informacioneve që disponon, kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi është i ngujuar në ndërtesën komunale.
Në një intervistë për ABC News, Hetemi u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ra në grackën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu referuar tensioneve në Veri.
“Kemi pasur jo vetëm komunikim, por edhe koordinim ditor me partnerët ndërkombëtarë, në radhë të parë me SHBA për veprimet tona të mëtejshme, kështu që nuk ishte një situatë aspak e thjeshtë. Kemi luajtur rolin tonë për të evituar më të keqen, sepse kjo grackë, që unë besoj është krijuar nga presidenti serb, Vuçiç në të cilën përsëri, si në grackat e tjera, bie kryeministri i Kosovës, zoti Kurti, ishte e rrezikshme për një përshkallëzim shumë më të madh që kishim deri më tani. Në fakt, njërin e ka ngujuar, në komunën e Leposaviçit, thuhet se ai është i ngujuar i vetmuar, shpresoj që të jetë mirë.
Tre kryetarët e tjerë, dy nga PDK dhe një nga Vetëvendosje, nuk janë në zyrat komunale, janë në zyra dytësore të komunës. Ata janë duke vepruar karshi kompetencvave të tyra, po vbëjnë veprimet administrative që mund t’i bëjnë, por po ballafaqohen me sfida”, theksoi ai.