Një i burgosur në Britani ka goditur me thikë një guardian burgu. Në pamjet e kapura, shihet autori 41-vjeçar duke vëzhguar dy gardianët që ndodhen në korridorin e burgut.
Më pas nxjerr thikën nga xhepi dhe sulmon njërin nga mbrapa, madje ka tentuar t’i godasë në qafë, fatmirësisht nuk ia ka dalë. Roja arrin të shmanget dhe së bashku me kolegun e tij arrijnë të mobilizojnë të burgosurin.
I burgosuri u dënua me 14 vjet burg të tjera për tentativë vrasje.
/abcnews.al