Mateo Retegui i ka thënë “po” Interit. Sipas raportimeve të “Tuttosport”, sulmuesi i Tigres dhe i kombëtares italiane ka zgjedhur zikaltërit si skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Interi ka kohë që e ndjek sulmuesin e talentuar dhe së fundmi kishte dërguar agjentë për ta parë nga afër dhe për të tentuar takimin me vlerë që në fakt rezultoi i tillë.
Tashmë Interi do të gjejë marrëveshjen me klubin argjentinas, ku çmimi që mund të bien dakort të dyja palët do të jetë rreth 18 milionë euro./h.ll/abcnews.al