Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bazilikën e Shën Pjetrit, një kishë në qytetin e Vatikanit. Një burri hyri brenda kishës, i zhveshur duke dhënë një mesazh për luftën në Ukrainë.
Në një mbishkrim në shpinën e burrit bënte thirrje për shpëtimin e fëmijëve të UKrainës, në një demonstrim të dukshëm kundër pushtimit të Rusisë, sipas burimeve nga Vatikani.
Incidenti ndodhi pak para mbylljes së bazilikës të enjten. Altari Papal, i vendosur nën një tendë mbresëlënëse prej bronzi, është ndërtuar mbi varrin e Shën Pjetrit, i cili u ekzekutua nga perandori romak Neroni.
/abcnews.al