Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 33 vjeçar shqiptar është vrarë me thikë nga një tjetër shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Petrit Gega 52 vjeç, i cili e ka ‘kyçur’ gojën para hetuesve.
Gega qëndroi i heshtur gjatë marrjes në pyetje që u zhvilluan mes të martës së 31 majit dhe të enjtes për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Alfons Kola.
Sipas asaj që u konstatua nga hetuesit, Kola dhe Gega njiheshin prej kohësh por mesa duket mes tyre ka pasur një hatërmbetje. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë se për marrëdhënien e tyre kanë dijeni miqtë e tyre të përbashkët, pasi të dy njiheshin që në Lezhë. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.
Ndër të të thuhet se fqinjët në Shqipëri, shprehen se familjet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetren dhe janē të tronditur nga kjo ngjarje, ku humbi jeten një i ri nga Kallmeti i Lezhës nē Itali.
Sidoqoftë, ngjarja është ende e mbushur me mister pasi nuk dihen motive konkrete./abcnews.al