Inter ka edhe dy ndeshje për të luajtur deri në përfundim të këtij sezoni tepër të gjatë futbollistik për ta, pasi kanë qenë të angazhuar në Serie A, Kupën e Italisë dhe Champions League gjatë gjithë sezonit.
Gjithsesi, kjo nuk i ndalon dot zikaltërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre. Mateo Retegui është i preferuari i drejtuesve zikaltër. Sulmuesi italo-argjentinas, tashmë pjesë e kombëtares italiane, është objektivi i parë për sulmin e sezonit të ardhshëm dhe lajmet nga Argjentina e konfirmojnë këtë.
Sipas “TycSports”, agjentë të zikaltërve kanë qenë të hënën për të vëzhguar nga afër sulmuesin në ndeshjen Tigre-Boca Juniors./h.ll/abcnews.al