Situata në veri, Kryeministri i Kroacisë: Kërkim falje për agresionin e Millosheviçit, njohje, normalizim

schedule10:36 - 1 Qershor, 2023

schedule 10:36 - 1 Qershor, 2023

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar se dëshirojnë të shohin stabilitet dhe zgjidhje të shpejtë të situatës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se duhet të lehtësohen bisedimet dhe të qetësohet menjëherë situata në veri të vendit.

Ai ka potencuar se e ka kuptuar qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë në përgjithësi, duke e përmbledhur me tri fjali, kërkim falje për agresionin e Millosheviçit, njohje dhe pastaj normalizim.

Kryeministri kroat ka potencuar se duhet të qetësohet menjëherë situata në veri të Kosovës.

Serbët në veri kanë filluar protestën të premten (26 maj). Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët./KosovaPress