Italia rrit çmimet e biletave për muze për të ndihmuar zonat e përmbytura

schedule09:43 - 1 Qershor, 2023

schedule 09:43 - 1 Qershor, 2023

Muzetë shtetërorë në të gjithë vendin do të rrisin çmimet e biletave për të ndihmuar zonat e përmbytura. Çmimi i biletës do të rritet me një euro dhe do të zgjasë nga 15 qershori deri më 15 shtator.

Rajoni Emilia-Romagna me qytetet Bolonja, Parma dhe Modena u goditën nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në të cilat 15 njerëz vdiqën dhe më shumë se 30,000 banorë u detyruan të evakuoheshin nga zona.

Shirat e dendur kanë prekur gjithashtu vendet e trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore në rajon, si biblioteka Malatestiana në Cesena dhe disa afreske në Museo delle Cappuccine në Baniacavallo.

/abcnews.al