Tensionet në veri/ Rama: Ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero

schedule11:16 - 31 Maj, 2023

schedule 11:16 - 31 Maj, 2023

BRATISLAVË- Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën ne veri të Kosovës dhe dërgimin e trupave serbe atje.

Gjatë fjalës së tij, në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë, Rama theksoi se prania e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën është e barabartë me zero. Ai shprehet se kjo lëvizje po bëhet për politikë të brendshme nga ana e Serbisë.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikes së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria maksikane të shfaqej në kufirin me SHBA. Me gjithë respektin e mundshëm, sepse e dua Meksikën. Çfarë mund të bëjë? Asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ka shumë në lidhje me politikën e brendshme, dhe atë se çfarë ndodh në kufirin me Kosovën”, u shpreh ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!