Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bursa të Turqisë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Galatasaray fitoi me shifrat 4-1 ndaj Ankaragucu duke u shpallur kështu kampion 2 javë para përfundimit të sezonit dhe tifozët vedhekuq që jetojnë në lagjen e Inegol dolën në rrugë për të festuar.
Tifozët e shumtë në numër bllokuan rrugët dhe qarkullimin e automjeteve në rrugën Altay dhe të lumtur ishin duke festuar. Ndërkohë, një makinë e drejtuar nga një 21-vjeçar, të cilit iu sos durimi duke pritur, ka shkelur gazin duke u futur në turmën dhe ka plagosur dy tifozë, përkatësisht 20 dhe 19 vjec.
Pjesa tjetër e turmës që ndodhej aty ka tentuar të ndalojë makinën dhe të nxjerrin jashtë saj shoferin në fjalë, por ai ka manovruar dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Të plagosurit thuhet sipas raportimeve vendase që janë në gjendje të mirë shëndetësore jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është dorëzuar në komisariat për të vazhduar me procedurat ligjore./h.ll/abcnews.al