Themeluesja e Theranos, Elizabeth Holmes është paraqitur në burgun federal ku do të vuajë një dënim 11-vjeçar.
Holmes, 39 vjeçe, u dënua në fillim të vitit të kaluar për katër akuza për mashtrim të lidhur me testimet e dështuara të gjakut.
Në mes të majit, një gjykatë refuzoi kërkesën e saj për liri me kusht, ndërkohë që u konsiderua një kundërshtim i dënimit fillestar.
Ajo do të kryejë dënimin e saj në një burg të sigurisë minimale në Teksas.
Holmes do të qendrojë në objektin federal në Bryan, Teksas, i cili mban midis 500 dhe 700 të burgosur..
Është rreth 160 km në veri të Houston, vendlindja e saj. Qëndrimi i saj në objekt u konfirmua nga Byroja Federale e Burgjeve, e cila nuk pranoi të jepte më shumë detaje rreth izolimit të saj, duke përmendur shqetësimet e privatësisë.
Gruaja që dikur vlerësohej si miliarderja më e re në botë që ia doli vetë, mund të punojë së bashku me të burgosurit e tjerë për nga 12 cent dhe 1.15 dollarë në orë, shumë prej të cilave do të shkojnë për pagesat e saj të kthimit të mandatuara nga gjykata.
Në fillim të këtij muaji, një gjykatës amerikan urdhëroi Holmes dhe ish-partnerin e saj romantik dhe të biznesit, ish-shefin e Theranos, Ramesh “Sunny” Balwani, të paguanin 452 milionë dollarë për viktimat.
Balwani tashmë po vuan një dënim me 13 vjet burg në Kaliforni për rolin e tij në mashtrim.
Së bashku, dyshja akuzohen se kanë mashtruar disa nga investitorët më të pasur dhe më të shquar në botë, duke përfshirë manjatin e medias Rupert Murdoch dhe ish-sekretarin e Thesarit të SHBA-së, George Shultz.
Firma, dikur e vlerësuar në 9 miliardë dollarë, premtoi se kishte teknologji që mund të zbulonte sëmundje të tilla si diabeti me vetëm disa pika gjaku. Sidoqoftë, teknologjia nuk funksionoi kurrë. Kompania përfundimisht falimentoi në 2018.
Kampi i burgut në Teksas, ku Holmes do të shërbejë, është një objekt i madh 37 hektarësh. Shumica e të burgosurve atje janë dënuar për krime jo të dhunshme, për tregti të nivelit të ulët të drogës ose për vjedhje.
Holmes kërkoi lirim me kusht por nuk u pranua. Ekipi i saj mbrojtës argumentoi gjithashtu se ajo duhet të mbetet e lirë për t’u kujdesur për fëmijët e saj, një që është gati dy vjeç dhe tjetri tre muajsh.
Wall Street Journal raportoi se burgu ka ambiente ku të burgosurit mund të organizojnë tubime dhe ku fëmijët mund të luajnë.
Holmes dhe nënat e tjera lejohen të mbajnë fëmijët e tyre dhe të ushqejnë me gji foshnjat e tyre, sipas udhëzimeve zyrtare të Byrosë së Burgut.
Imazhi i Holmes duke shkuar në një burg federal të martën qëndron si një paralajmërim për bosët e tjerë në Silicon Valley. Megjithatë, është e rrallë të shohësh bosët e teknologjisë të shkojnë në burg për akuzat e mashtrimit.
Holmes tha se i vjen keq për dështimet e saj në Theranos, por nuk pranoi asnjë shkelje kriminale. /abcnews.al