SHBA, treni devijon nga shinat dhe bie mbi autostradë

schedule19:27 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 19:27 - 18 Dhjetor, 2017

Një tren i linjës “Amtrak” ka dalë nga shinat në Uashington të Shteteve të Bashkuara. Incidenti ka ndodhur ndërsa treni po kalonte një urë sipër një autostrade afër qytetit Siatëll. Një pjesë e vagonëve kanë rënë mbi rrugë duke zënë poshtë dhe disa makina. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit, përfshirë dhe disa helikopterë mjekësorë. Vetë kompania “Amtrak” ka bërë me dije se nga incidenti kanë mbetur të plagosur disa persona. Ndërsa mediat amerikane, duke cituar autoritetet, njoftojnë se ka disa viktima dhe mbi 70 të plagosur. Treni i përfshirë në aksident është pjesë e një shërbimi të ri të mjeteve te transportit te shpejtësisë së lartë që është inaguruar pikërisht mëngjesin e së hënës. Sipas dëshmitarëve, ai po ecte me 130 kilometra në orë kur ka dalë nga shinat. Mësohet se dyert e emergjencave nuk kanë funksionuar dhe shumica e udhëtarëve kanë dalë nga treni duke thyer xhamat e dritareve./abcnews.al