Vetëm 2 sezone mjaftojnë, Hakimi kërkon largimin nga PSG

schedule14:51 - 30 Maj, 2023

schedule 14:51 - 30 Maj, 2023

Vetëm 2 sezone në “Parc des Princes” duket se kanë qenë mëse të mjaftueshme për mbrojtësin e krahut të djathtë, Achraf Hakimi, i cili mund ta shohë veten e tij jashtë Francës, në përfundimin e kësaj merkatoje vere.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, mbrojtësi maroken dëshiron të largohet nga PSG, me pretekstik që nuk ndihet mirë në skuadër, mirëpo largimi i tij nuk pritet të jetë aq i thjeshtë sa duket.

Anësori 25-vjeçar i mbrojtjes ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2026, si dhe merr një pagë neto prej 10 milionë eurosh në sezon, shifra këto që nuk mund të përballohen nga shumë klube dhe vetë lojtari e di mirë këtë gjë, mirëpo, nuk duhet harruar fakti se marokeni e “ëndërron” një rikthim te Real Madrid, klubi ku u formua si lojtar dhe me “galaktikët” në kërkim të një lojtari të ri për të zëvendësuar Dani Carvajal, gjithçka është e mundur.

Ndërkaq, kujtjomë se Hakimi u transferua te “parizienët” në verën e vitit 2021, për plot 68 milionë euro, pasi zhvilloi një sezon fantastik në Itali, ku fitoi dhe titullin e Serie A, me “zikaltërit” e Inter. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!