Në një deklaratë ditën e sotme, kryeministri rus Mikhail Mishustin tha se gati 1.5 milion njerëz në rajonet e aneksuara ukrainase të Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson kanë marrë tashmë pasaportat ruse.
Rusia shpalli zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve shtatorin e kaluar, pavarësisht se aneksimi i rajoneve nuk është njohur ndërkombëtarisht.
Moska ka aneksuar edhe rajonin e Krimesë në vitin 2014.
/abcnews.al