Më pak leje ndërtimi në kryeqytet/ Bie me 75% sipërfaqja e lejeve të aprovuara

schedule14:28 - 30 Maj, 2023

schedule 14:28 - 30 Maj, 2023

Bien ndjeshëm lejet e aprovuara për ndërtime të reja në kryeqytet. Të dhënat e INSTAT për periudhën janar –mars tregojnë se për Tiranën janë miratuar vetëm 79 leje nga 112 që ishin një vit më parë.Po ashtu edhe sipërfaqja ka pësuar një ulje me mbi 600 mijë metra katror.

në tremujorin e parë të vitit 2023, sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet ishte rreth 200 mijë metra katror, duke pësuar një rënie me gati 75% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku ishin miratura rreth 800 mijë metra katror ndërtime të reja.

Si pasojë edhe sipërfaqja totale e ndërtimeve ka pësuar rënie me rreth 60 %. Ndërkohë si numër lejesh në total në tremujorin e parë 2023 janë miratuar gjithsej 429 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 397 leje të miratuara në tremujorin e parë 2022. Bie në sy fakti se lejet e dhëna janë kryesisht për ndërtim banesash me 1 dhe 2kate.

Dibra rezulton se është qarku që ka numrin më të vogël të lejeve të ndërtimit vetëm 2 të tilla. Më pas rendin gjirokastra dhe Kukësi të cilët kanë marë vetëm 3 leje për ndërtime të reja në tre muajt e parë