Pas një sezoni të gjatë, i cili pa pothuajse çdo javë “dominimin” e “bardhebluve” të Tiranës, ditën e sotme, rivalët historikë të këtyre të fundit, “demat e kuq” të Partizanit u shpallën kampionë të Abissnet Superiore, për herë të 17-të në historinë e tyre, edhe pse ekipet e mbyllën kampionatin me nga 67 pikë.
Në përfundim të ndeshjes, Erzeni-Tirana, fituar nga këta të fundit mesditën e sotme, tekniku i “bardhebluve”, Orges Shehi bëri dhe një koment të shkurtër për mediat, ku fillimisht risolli në kujtesë barazimin 2 me 2, ndaj Bylis, barazim që perveç se solli shumë polemika, pas asaj penalltie të turpshme të dhënë nga arbitri, Kridens Meta i kushtoi “bardhebluve”, vendin e parë në renditje
“Pas asaj që ndodhi para 4-5 ditësh asgjë nuk ishte më në dorën tonë 100% dhe pas asaj ndeshje ne kërkuam të gjenimin energjinë të gjeni forca ta mbyllnim kampionatin me fitore. Kishim edhe raste të shumta sot që mund të shënomin më parë, por tani sma betet më asgjë tjetër vec ta humbim kampionatin me pikë të barabarta”,- tha tepër i zhgënjyer, tekniku Shehi.
Më tej i pyetur nga gazetarët, në rast se duhet një ndryshim në rregullore për përcaktimin e fituesve në rast kur 2 ekipet e vendit të parë e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, “numri 1” i pankinës “bardheblu” u shpreh se nuk është e udhës të ndryshohet rregullorja, si dhe theksoi se është krenar për sezonin e zhvilluar nga skuadra e tij.
“Rregulloret janë të shkruajtura e bardha në të zeze, kështu që une mendoj se nuk është e udhës të ndryshohet rregullojra. Mendoj që kemi bërë një kampionat të mirë, kemi ardhur këtu duke derdhur djerë e gjak, kështu që jemi të kënaqur me atë cfare kanë dhënë cunat”,– u shpreh Shehi.
Ndërkaq, në fund të prononcimit të tij për mediat, tekniku Shehi u pyet nëse ka ndonjë mesazh për t’i dhuruar “rivalëve” të Partizanit për fitimin e trofeut, si dhe çfarë i ka mbetur peng nga ky sezon i gjatë dhe spektakolar i Abissnet Superiore.
“Nuk kam asnjë lloj mesazhi, për asnjë, përveç skuadrës time dhe tifozëve të mi që i falenderoj që janë gjithmonë afër skuadrës.
Ne kemi zhvilluar një sezon të gjatë me uljet-ngritjet tona me tranzicione të mëdha, siç thashë e kemi mbyllur kampionatin me pikë të barabarta dhe ritheksoj atë çka thashë pak më parë deri këtu kemi ardhur me sakrificë e me djersë”,- u shpreh në përfundimin të fjalës së tij, tekniku Orges Shehi. /i.m /abcnews.al