TIRANË- Dy punonjës policie, përkatësisht, Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për korrupsion. Arrestimi i tyre u bë pasi efektivët u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy efektivëve u gjet një shumë monetare, përkatësisht 1420 euro, 8800 lekë si dhe katër telefona celularë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e veprimtarisë së dy efektivëve, të cilët pasa arrestimit, do të përballen me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës./abcnews.al