Skuadra e Luton Town “kurorëzoi” mbrëmjen e djeshme në mënyrën më perfekte mbylljen e sezonit, teksa në sfidën e fundit të “play-off”, ndaj Coventry fituan pas goditjes së 11-metërshave, duke arritur kështu për herë të parë në historinë e tyre, në Premier League.
Ngritja në elitën e “ishullorëve” erdhi vetëm pas goditjes së penalltive, me 90 minutat e rregullta dhe kohën shtesë, që përfunduan në rezultatin 1 me 1. Përgjegjës për eleminim e Coventry u bë prodhimi i akademisë së këtyre të fundit, Fankaty Dabo, i cili gaboi në penalltinë e 6-të, duke i dhuruar kundërshtarëve ngjitjen historike.
Mirëpo, ngjitja në Premier League nuk është e vetmja gjë që skuadra e Luton arriti mbrëmjen e djeshme, teksa për kualifikimin e arritur, skuadra përfitoi plot 200 milionë paund, teksa sezonin e ardhshëm do të ketë mundësi të tregojë “vlerat” ekipore, përballë skuadrave si Manchester City, Liverpool, Arsenal, Manchester United e Chelsea. /i.m /abcnews.al