Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në veri të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se është e drejta e kryetarëve të rinj të komunave, që të marrin detyrën pa kërcënime apo frikësim.
“Është e drejta e të zgjedhurve në zgjedhjet demokratike që të marrin detyrën pa kërcënime apo frikësim. Është gjithashtu e drejta e qytetarëve që t’i shërbejnë ata të zgjedhur. Pjesëmarrja – jo pengimi i dhunshëm – është mënyra e duhur për të shprehur pikëpamjet politike në një demokraci”, shkroi Kurti në Twitter.
It is the right of those elected in democratic elections to assume office without threats or intimidation. It is also the right of citizens to be served by those elected officials. Participation—not violent obstruction—is the proper way to express political views in a democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 27, 2023
Të premten, më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat, që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.
Një ditë më herët, ata ishin betuar në shkolla dhe ndërtesa të tjera publike të këtyre komunave për shkaqe sigurie. Në Zveçan u dëgjuan edhe të shtëna armësh, ndërkaq Policia e Kosovës njoftoi se të paktën pesë zyrtarë policorë pësuan lëndime.
Rritja e tensioneve u dënua nga faktori ndërkombëtar, ndërkaq Serbia ngriti gatishmërinë luftarake.