Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk përjashtojmë asnjë përgjigje adekuate të Serbisë

schedule07:31 - 27 Maj, 2023

schedule 07:31 - 27 Maj, 2023

Lidhur me rastin e ngritjes së gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë, ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se ushtria është duke u dislokuar në pozicione drejt kufirit me Kosovën.

Ai tha se ushtria “i merr pozitat e saj, të cilat, në dokumentet ushtarake, janë të specifikuara si pozicionet e Ushtrisë së Serbisë, në situata të tilla”, shkruan REL.

Në deklaratën e tij, Vuçeviq e quan kufirin me Kosovën “vijë administrative”, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Më 26 maj, Policia e Kosovës hyri në ndërtesat komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe më pas Leposaviçit – komuna të banuara me shumicë serbe – përkundër rezistencës së një grupi të qytetarëve.

Policia njoftoi se në këtë mënyrë po i ndihmon kryetarët e rinj të komunave të veriut të Kosovës që të kenë qasje në objektet zyrtare të atyre komunave, pasi një ditë më parë kanë bërë betimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!