Ka arritur më në fund aprovimi nga Liga italiane e Serie A për dokumentacionin e rinovimit të kontratës të mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani.
Klubi napolitan e ka bërë të ditur këtë përmes një komunikate zyrtare.
“SSC Napoli njofton se ka vazhduar kontratën për paraqitjen sportive të futbollistit Amir Rrahmani deri më 30 qershor 2027 me opsionin e klubit për ta vazhduar deri më 30 qershor 2028”, ka njoftuar klubi napoltan./ h.ll/abcnews.al