Premtoi se do të kthente paratë nëse nuk i shkonte në fund qëllimit për gjykimin e
Milena Deraj, e cila u la në burg për mashtrim pasi përfitoi qindra mijëra euro, në seancën e kësaj të premtje ka deklaruar se është kërcënuar nga 4 banda, pasi nuk mbajti premtimin për të hequr 2 burgime të perjeshtme.
Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se, Deraj në deklaratën e saj para trupës gjykuese kishte pretenduar se i kishte marrë paratë nga familja Ferracaku. Ajo ka marrë një shumë prej 340 mijë eurosh me pretendimin se njihte avokatë që do të favorizonin dy persona nga kjo familje që janë shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur në Velipojë 2 vite më parë.
Sipas Deraj me këtë shumë ajo do të mundësonte heqjen e dënimit të përjetshëm dhe mundësinë për një gjykim të shkurtuar, dhe nëse nuk do ta realizonte një gjë e tillë do të kthente shumë, gjë që nuk ka ndodhur.
Ajo gjithashtu në kallëzimin e saj ka pretenduar se anëtarët të familjes Ferracaku dhe katër banda kriminale e kanë kërcënuar për ti kthyer shumën monetare. Gjithashtu ajo ka mashtruar edhe shoqen e saj me 250 mijë euro që i tha se do i investonte në bono thesari por nuk ka ndodhur një gjë e tillë./abcnews.al