Në SHBA është bërë virale reagimi i një meteorologe në një stacion televiziv në Florida, kur një pëllumb ra mbi kamerën jashtë studios, e cila transmetonte një imazh live në sfond ndërsa raportimi i motit ishte në zhvillim e sipër.
Në video shfaqet aktorja Chelsea Abreeze e NBC6, e cila shihet në video duke bërtitur: “Oh zot, më trembi” kur ajo pa pëllumbin si përbindësh teksa i afrohej kamerës.
Brain: bird is going to land on you!
Reality: I’m in the studio and this is a live camera…?♀️? pic.twitter.com/uQmZhEAuqQ
— Chelsea Ambriz (@ChelseaAmbrizTV) May 22, 2023
Videoja u postua në Twitter nga vetë meteorologia, e cila në fillim u tmerrua dhe më pas qeshi me reagimin e saj.
Duke shpjeguar reagimin e saj, meteorologia deklaroi se “Nuk e prisja të shfaqej shpendi dhe nga këndvështrimi im dukej sikur do të zbriste mbi kokën time. Ishte një reagim spontan për tu përkulur. Dhe pastaj brenda të dhjetave të sekondës mendova ‘je në TV, vazhdo, vazhdo'”./abcnews.al