Christophe Galtier mund të largohet nga posti i trajnerit të PSG-së në fund të këtij sezoni. Klubi është në kërkim të një timonieri të ri dhe në krye të listës së kandidatëve është Luis Enrique. La Parisien flet për këtë në faqet e saj.
Enrique e tërheq PSG-në për shkak të përvojës dhe aftësisë së tij për të punuar me lojtarë yje.
Siç e dini, Luis Enrique është i papunë për gati gjysmë viti. Pas Kupës së Botës, trajneri 53-vjeçar u largua nga posti i trajnerit të kombëtares spanjolle.
Shtojmë se Enrique ka punuar vetëm për një vit jashtë Spanjës, në sezonin 2011/2012 ai drejtoi Romën. /G.D abcnews.al/