Pak ditë më parë përflitej se Ferrari dëshironte të nënshkruante një kontratë me Hamilton, ndërsa tashmë ka ardhur edhe reagimi i pilotit britanik.
Lewis Hamilton, në një konferencë për shtyp në prag të fundjavës F1 në Monako, donte të mbyllte të gjitha thashethemet për kalimin e tij të mundshëm në Ferrari, duke u fokusuar më pas në versionin e ri të Mercedesit të tij.
“A më kërkoi Ferrari? Jo, kur jeni duke negociuar një kontratë të re, gjithmonë ka spekulime, por nëse nuk e dëgjoni nga unë, nuk ka të vërtetë.
Ekipi im po punon, me Toton jemi pothuajse në fund të kontratës. Dikur i bëja negociatat vetë dhe ishte shumë stresuese, tani nuk kam më nevojë ta bëj. Performanca e ekipit aktualisht nuk ndikon në zgjedhjen time, po punojmë për t’u përmirësuar”, është shprehur ndër të tjera Hamilton./h.ll/abcnews.al