“Rusia dhe Kina do të qëndrojnë së bashku për të zmbrapsur përpjekjet kolektive të Perëndimit për të ruajtur dominimin e tij global dhe do të shtyjnë fort kundër ambicjeve të tilla të rrezikshme”.
Kështu u shpreh kryeministri rus, Mikhail Mishustin gjatë vizitës së tij në Kinë, shkruan Tass.
“Ne vlerësojmë sinqerisht lidhjet e vjetra të fqinjësisë së mirë, partneritetit dhe bashkëpunimit midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës. Kjo është e një rëndësie të veçantë për ne në vazhdën e turbulencave në rritje në arenën ndërkombëtare. Vendet tona qëndrojnë në krah – për të shmangur përpjekjet kolektive të Perëndimit për të ruajtur dominimin global dhe për të përfituar nga sanksionet e paligjshme për të imponuar vullnetin e tyre ndaj vendeve të pavarura, “tha Mishustin në një takim me presidentin kinez Xi Jinping.
“Jam i bindur se Rusia dhe Kina do të ofrojnë një përgjigje të vendosur ndaj atyre aspiratave të rrezikshme dhe do të krijojnë kushte të favorshme për përparim të qëndrueshëm – drejt qëllimeve tona të përbashkëta strategjike,” shtoi ai.