Ndonëse Lulzim Basha fillon sot të shfaqet, teksa ka njoftuar një takim me të rinjtë këtë pasdite, shumica e deputetëve blu shprehen në kor, kundër kthimit të kryetarit humbës.
Alibeaj: Sot është e rëndësishme të ketë një PD e cila nuk varet nga emrat se kush janë. Janë rregullat, standardet e drejta. Një parti që nuk do duhet të jetë në varësi të emrave individualë. Kaq e thjeshtë është.
Korreshi: Të tre këta zotërinj, pavarësisht se kanë drejtuar PD, kanë marrë kosto elektorale. Kjo do përkthehet në të njëjtën histori, ne presim të bashkohet PD.
Sula: Nuk duhet të ketë rikthim në drejtimin e PD, por është shumë I mirëpritur për të dhënë kontributin e tij, sepse në fund të fundit është një deputet I PD, ka një të shkuar si ish kryetar. Por nëse ne duam që ta lëmë konfliktin e hapur, sigurisht kjo do ishte një zgjedhje gabim. Dhe u demostrua se sherri I nisur nga 9 shtatori deri sot, solli këto pasoja katastrofike në zgjedhjet e 14 majit.