“Korniza kohore e vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Kinë aktualisht po koordinohet nga palët.”
Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për agjencinë ruse të lajmeve, Tass.
“Ka një ftesë, afati i saj dhe detajet e tjera do të bien dakord më vonë,” theksoi Peskov.
Presidenti kinez Xi Jinping tha më herët se ai e kishte ftuar Presidentin Putin të vizitonte Kinën më vonë gjatë vitit në një kohë të përshtatshme për të, sepse, këtë vit, Kina do të presë Forumin e tretë Ndërkombëtar Brez dhe Rrugë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (BRFIC).
Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev deklaroi më herët se Moska e vlerëson shumë ftesën e bërë nga Pekini për presidentin rus Vladimir Putin për t’iu drejtuar Forumit Brez dhe Rrugë si mysafir nderi./abcnews.al