Shqiptarët që janë në burgjet e Anglisë të dënuar mbi 4 vjet, do të kthehen në atdhe për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit.
Qeveria shqiptare dhe ajo britanike kanë detajuar marrëveshjen, ku saktësohet se do të vijnë vetëm ata të dënuar që pranojnë të kthehen dhe askush nuk do të detyrohet të vijë në Shqipëri nëse nuk jep pëlqimin.
Shqipëria do të pranojë në dy vitet e ardhshme aq të dënuar sa të ketë vende të lira në burgjet tona, por nuk do të ketë kosto shtesë.
Mbipopullimi në burgje dhe nevoja për shtretër të lirë, ka bërë që qeveria të konkretizojë hapat për një amnisti penale për të burgosurit tanë.
Ministri i Drejtësisë nuk dha detaje për kriteret e të burgosurve që do të përfitojnë dhe sa e gjerë do të jetë kjo amnisti. Edhe nëse qeveria bëhet gati shpejt, duhet që të bëhen gati edhe opozitarët, pasi ky akt kërkon 84 vota./abcnews.al