Gërdeci/ Shtyhet pretenca ndaj Mediut. Në 7 qershor lexohet akuza, ish-ministri avokat falas

schedule12:22 - 24 Maj, 2023

schedule 12:22 - 24 Maj, 2023

Gjykata e posaçme ka shtyrë për të tretën herë radhazi seancën ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu , ndërsa prokuroia më 7 qershor pritej të lëxonte pretencën për akuzat e shpërdorim detyrës dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak.

Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e avokatëve mbrojtës Ardian Visha e Henrik Ligori që edhe pse dorëzuan në sekretari pretendimet e tyre, gjykata i zëvëndësoi me avokatin e caktuar kryesisht Artan Simoni. Kjo ishte hera e dytë që procesi ndaj Mediut nuk zhvillohej me kërkesën e palës mbrojtëse, ndërsa për gjyqtaren Irena Gjoka, pretendimi I avokatëve se kishin probleme shëndetësore dhe se një prej tyre gjendej në një tjëtër proces nuk justifikohej.

Pas kësaj gjykata caktoi avokatin Artan Simoni që të përfaqsëojë ish-ministrin në seancën e 7 qershorit kur pritet të lëxohet edhe pretenca. Ish-ministri, Fatmir Mediu, akuzohet nga prokuroria se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec. Ka dyshime se Mediu në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut komandues, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin.

Përveç Mediut, SPAK po heton në një fraksion tjetër për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” në lidhje me kontratat e firmosura për shitjen e municioneve. Në pyetje deri më tani janë marrë Aldo Bumçi, ish-ministër i drejtësisë së kohës dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!