Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka mohuar të gjitha thashethemet për një problem të rëndë shëndetësor. Thashethemet se 68-vjeçari Lukashenko është i sëmurë rëndë u përhapën gjatë vizitës së tij të fundit në Moskë.
Udhëheqësi bjellorus u shfaq i lodhur pas paradës së Ditës së Fitores. Edhe pse i ngjirur, Lukashenko tha se ishte i infektuar me një adenovirus dhe nuk kishte arsye për tu shqetësuar.
????If someone thinks that I was going to die, calm down.”
Alexander Lukashenko commented for the first time on his state of health after an adenovirus infection (ARVI). pic.twitter.com/7oGJWsenDJ
— Theresa ?? ?? (@tretter50001) May 23, 2023
“Nëse dikush mendon se po vdes, qetësohuni”, tha presidenti 68-vjeçar, duke shtuar: “Nuk po vdes! Do të duhet të më duroni për një kohë të gjatë”.
Të hënën e kaluar, udhëheqësja e opozitës në mërgim, Svetlana Tikhanovskaya u kërkoi mbështetësve të saj të jenë vigjilentë nëse do të krijohet mundësia për ta kthyer Bjellorusinë në rrugën e demokracisë.
Lukashenko ka qeverisur Bjellorusinë me një dorë të hekurt që nga viti 1994. Vitin e kaluar ai lejoi forcat ushtarake ruse të përdorin territorin e vendit të tij si bazë për pushtimin e Ukrainës.
/abcnews.al