Sokol Cikalleshi vazhdon me formëne tij perfekte në ligën e Arabisë Saudite. Skuadra e tij, Al Khaleej fitoi me rezultatin 4-1 kundër Al Wehda dhe sulmuesi shqiptar ishte protagonisti i kësaj sfide.
Sulmuesi nga kavaja dhuroi asistin në golin e dytë të skuadrës së tij dhe në minutën e 58-të gjeti golin nga pika e bardhë e penalltisë.
Kavajasi nuk e mbylli me kaq mbrëmjen e tij, pasi asistoi përsëri në golin e katërt. Cikalleshi tashmë numëron 10 gola në kampionatin e Arabisë Saudite dhe 4 asistime./h.ll/abcnews.al

