Asambleja e NATO-s njeh krimet ruse në Ukrainë si gjenocid

schedule15:53 - 22 Maj, 2023

schedule 15:53 - 22 Maj, 2023

Asambleja Parlamentare e NATO-s ka njohur krimet e Rusisë kundër Ukrainës si gjenocid, sipas kreut të delegacionit ukrainas Yehor Chernev në Facebook.

“Asambleja Parlamentare e NATO-s njohu krimet e Rusisë kundër Ukrainës si gjenocid dhe regjimin terrorist të Federatës Ruse si racist”, tha Chernev.

Sipas tij, Asambleja Parlamentare e NATO- s ftoi gjithashtu qeveritë e vendeve anëtare që të shpallin hapur në samitin në Vilnius (më 11-12 korrik) se Ukraina do të bëhet anëtare e Aleancës dhe të bien dakord për hapat e ardhshëm konkretë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

 “Janë hedhur themelet për samitin e NATO-s në Vilnius. Qëndrimin e tyre e shprehën deputetët e vendeve të Aleancës. Tani u takon qeverive”,theksoi kreu i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!