Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Harroi qesen me kokainë në çantën e nipit 4 vjeçar, arrestohet 30 vjeçari në Itali

schedule11:00 - 22 Maj, 2023

schedule 11:00 - 22 Maj, 2023

Një 30 vjeçar në Itali është arrestuar pasi kishte harruar një qese plastike me 100 gram kokainë në çantën e shpinës së nipit. Pasi mbërriti në kopësht, 4 vjeçari nisi të luante me qesen që gjeti në çantë.

Vetëm me ndërhyrjen në kohë të mësuesve u evitua rreziku i prekjes apo, më keq, gëlltitjes së lëndës narkotike nga fëmijët. Droga u sekuestrua menjëherë nga policia italiane.

Hetimet për identifikimin e pronarëve të kokainës janë fokusuar tek familjarët e ngushtë të fëmijës dhe kanë bërë të mundur identifikimin e xhaxhait të fëmijës, i cili u arrestua dhe u dërgua në burg./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!