Një grua u shfaq në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë e veshur me një fustan në ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Gruaja e paidentifikuar ka pozuar para kamerave dhe ka nxjerrë nga gjoksi dy qese me bojë të kuqe, duke u mbuluar e gjitha me bojë.
VIDEO: Cannes action.
A woman dressed in Ukrainian colours pours fake blood on herself on the steps of the Palais des Festivals during the screening of the film ‘Acid’, before being removed by security staff pic.twitter.com/v7hAz1zetW
— AFP News Agency (@AFP) May 22, 2023
Në një shfaqje të dukshme mbështetjeje për Ukrainën, e reja u mbulua me bojë në premierën e filmit Acid të Just Philippot.
Demonstrata u mbajt pas një deklarate të Volodymyr Zelensky i cili e krahasoi shkatërrimin e dhunshëm të zonave të Ukrainës nga rusët me shkatërrimin që ndodhi në Hiroshima.
/abcnews.al